Klientët mund të kthejnë produktet brenda 14 ditëve kalendarike nga data e marrjes së porosisë.
2. Kushtet e Kthimit
Për t’u pranuar, produkti duhet të jetë:
I papërdorur dhe në gjendje të re.
Me paketimin origjinal të paprekur.
Me të gjitha pjesët, aksesorët dhe etiketat në vend.
3. Produkte që Nuk Pranohen për Kthim
Për arsye sigurie dhe teknike, produktet elektrike (si prizat, LED-at, trafot, etj.) nuk mund të kthehen.
4. Rikthimi i Parave
Për produktet që plotësojnë kushtet e mësipërme, rimbursimi kryhet brenda 48 orëve pas pranimit të produktit në depo.
Pas këtij afati, nuk ofrohet rimbursim, por klienti mund të ndërrojë produktin me një tjetër me vlerë të ngjashme ose më të madhe (duke paguar diferencën nëse ka).
5. Kostoja e Dërgesës për Kthim
Kostoja e transportit për kthim mbulohet nga klienti, përveç rasteve kur produkti është dërguar gabimisht nga Mulb.
6. Fatura e Blerjes
Kthimi i produktit nuk pranohet pa faturën e blerjes ose provën e porosisë nga faqja jonë.